Llalla tek Rama për dosjen e Aqif Rakipit: Verifikimet prej disa muajsh

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndodhet në zyrën e kryeministrit për të informuar lidhur me hetimet ndaj deputetit Aqif Rakipi. Takimi është bërë me kërkesë të kryeministrit. “Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, lidhurme verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin eKuvendit të Shqipërisë, z. Aqif Rakipi” thuhet në njoftimin e prokurorisë Në njoftim mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë dhe se procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, “pasi Sektori i Posaçëm për “Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.” Në takim, z. Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë. Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak tëpersonave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal. Shkresa e PD-se Partia Demokratike i kërkoi sot Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ, të verifikojnë formularët e vetëdeklarimit, në bazë të ligjit për dekriminalizimit, për dy deputetë të Kuvendit, Aqif Rakipit të PDIU-së dhe Gjetan Gjetanit të Partisë Socialiste. Në shkresën drejtuar organit të akuzës, demokratët theksuan se ka të dhëna informale se këta deputetë janë në kushtet e ndalimit për të kandiduar apo zgjedhur pasi kanë rekorde kriminale në Itali.

Artikulli paraprakPËRPLASJE BANDASH NË FRANKFURT, SHQIPTARI PLAGOS MAROKIENIN
Artikulli tjetërREKORD DROGE NË ITALI, SEKUESTROHET KOKAINË ME VLERË 65 MLN EURO