Euforia e ditëve të fundit dhe përforcimi i kampionatit ka bërë që Vllanzia të ndalet nga Kastrioti. Në një përballje që në letër dukej e lehtë për ekipin kryesueses, Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0. Ky 90 minutësh ishte më i dobëti për Vllazninë që nga nisja e kampionatit.
Ekipi shkodran e mori lehtësisht këtë sfidë por në fakt Kastrioti rezultoi një kockë e fortë duke u mbrojtur mirë dhe duke i marrë një pikë kuqebluve brenda në Shkodër ndaj një Vllaznie që nuk krijoi asnjë rast të pastër goli në këtë ndeshje.
Një karton i kuq në fund të takimit për Kastriotin më shumë ndihmoi krutanët të fitojnë kohë për të siguruar barazimin.
Vllaznia ndeshjen e radhës do ta ketë në transfertë me Partizanin, një tjetër përballje e vështirë për shkodranët duke qenë se të kuqtë janë një ekip pretendent për titullin kampion.