Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 193.23 kg produkte të skaduara për asgjësim, ndërsa ka gjobitur me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte, “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz. AKU-ja thekson se ndërhyrja për kontroll është bërë pas sinjalizimit nga një qytetar se në këtë market tregtoheshin produkte të skaduara. Produktet e skaduara që janë sekuestruar dhe që do të asgjësohen, sipas AKU-së janë vaj, birrë, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, etj.
“73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt), 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër, produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, madje dhe havjar.
Në total u bllokuan për asgjesim 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018. Pӫr shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipërisë”, AKU vendosi masat administrative si me poshte:
Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë, për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë”.