Kampionati kombëtar i basketbollit të meshkujve do të rikthehet këtë fundjavë, aty ku Vllaznia sfidën e saj do ta luajë ndaj Tiranës, duke nisur nga ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Një sfidë kjo që pritet me interes edhe nga tifozët shkodranë për të parë ekipin kuqeblu nën drejtimin e trajnerit të ri, Eni Llazani, i cili do të debutojë në këtë ndeshje në krye të stolit të Vllaznisë. Në prag të këtij takimi, vetë trajneri Eni Llazani u shpreh se me punën e bërë në stërvitje, Vllaznia do të synojë fitoren.
Trajneri Llazani shpreson që në këtë ndeshje ndaj Tiranës të ketë edhe mbështetjen e tifozërisë kuqeblu.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës do të luhet ditën e dielë, duke nisur nga ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.