Te gjitha zonat turistike janë nënshtruar kontrolleve te imtesishme te higjenes gjate periudhës se sezonit veror pasi kjo është një nga periudhat ku këto pika frekuentohen se tepërmi.

Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, i cili është ne vitin e dyte te inspektimeve në terren këtë sezon turistik ka perqendruar punën edhe tek zonat e thella malore. Kryeinspektori Zamir Llazani informon se kushtet e ketij viti jane permiresuar ndjeshem. Pak kohe me pare edhe Ministri I Shëndetësisë Ilir Beqja, I shoqëruar edhe nga drejtues te tjerë të shëndetësisë në Shkodër, ka inspektuar nga afër zonat malore duke garantuar investimet në qendrat shendetsore. Pushues nga vende te ndryshme, turiste te huaj te apasionuar pas alpeve shqiptare vazhdojne te jene te pranishem ne zonat turistike malore te Shkodres. Duke u përshtatur me ekonomine , nga viti ne vit bizneset atje kane permiresuar dukshem kushtet e duhura sa i takon higjenes dhe pasterise.Razma, Thethi Vermoshi etj, frekuentohen dendur ne te gjitha stinët e vitit.

Artikulli paraprakKRIZA E EMIGRANTEVE, MAQEDONIA HAP KUFIRIN PËR KLANDESTINËT
Artikulli tjetërVLLAZNIA LARGON EDHE 3 FUTBOLLISTË QË ISHIN NË PROVË