Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër dhe përfaqësues të pushtetit lokal e vendor në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë vendosën kurora me lule në bustin e Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit të Shkodrës. Kreu i LANÇ në Shkodër, Zamir Llazani vlerësoi kontributin e Luigj Gurakuqit në shpalljen e Pavarësisë.
Llazani kërkoi që figurat që kontribouan aq shumë në pavarësinë e Shqipërisë duhet të kujtohen dhe vlerëson çdo ditë. jo vetëm në ditë të veçanta.