Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se ka ardhur koha që në Shqipëri të zbatohet një plan masash si në vendet europiane për të shmangur aksidentet.

“Qarkullim në kushtet e turbullimit mendor në kushtet e alkoolit apo drogës është një tjetër shkak i aksidenteve rrugore. Shpejtësia është një element që lidhet me konceptin human. Ndihma e shpejtë edhe efektive është një tjetër faktor për evitimin e pasojave të aksidentit. Edhe në këtë fushë kërkohet progres i shpejtë.

Modernizimi dhe profesionalizimi janë një kusht i rëndësishëm. Të dyja kanë një rol të pazëvendësueshëm. Ka ardhur koha të zbatohet modele të suksesshme europiane. Në kuadër të një grupi me përfshirje të gjerë do hartohet një plan për hapa të mëtejshëm për sigurinë rrugore të ngjashëm me programet e BE si dhe hartimi i projekteve teknike”, u shpreh Lleshaj.

Artikulli paraprakTRUMP HEDH NË GJYQ NEW YORK TIMES
Artikulli tjetërTRANSFORMIMI I FRIKSHËM, BABAI SHQIPTAR QË VRAU VAJZËN NË AUSTRALI NUK NJIHET MË