“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet”. Ky ka qenë theksi që ka pasur e gjithë fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa prezantoi sot disa nga ndryshimet që propozohen në Kodin Rrugor.
Ministri Lleshaj tha se autoshkollat duhet të jenë të akredituara dhe në rast se nxënësit e tyre konstatohen problematikë në rrugë, duhet t’u ulen pikët deri në heqjen e licensës.
Ndër të tjera ministra Lleshaj tha se masa të forta e të ashpra do propozohen për përdorimin e automjeteve të blinduara