Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për përplasjet në Qendrën e Votimit në Shkodër. Përmes një postimi në twitter, Lleshaj flet për përpjekje të turpshme të përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër.
Lleshaj fton qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.
Minsitri thekson se asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron.
“Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve” përfundon Lleshaj.