“Transporti ndërqytetas në Shkodër ndodhet në kaos dhe shumë prej agjensive por edhe mjeteve të ndryshme lëvizin pa liçensa ose me mungesë dokumentacioni”. Shqetësimi u ngrit nga Ferdi Lluja, ish-anëtar i këshillit bashkiak gjatë takimeve konsultative në bashkinë Shkodër.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi jo vetëm se pranoi këtë problematike por premtoi për një takim të shpejtë për të parë se cilat mund të jenë zgjidhjet për transportin në Shkodër.Edhe më parë është ngritur shqetësimi për transportin qoftë nga vetë shoferët e liçensuar por edhe nga sindikatat por deri më tani ende nuk ka një zgjidhje për formalizimin e plotë dhe shmangien e kaosit.