Partia Socialiste i është rikthyer sërish sot investigimit të revistës amerikane, “Mother Jones”, lidhur me lobimin e PD në SHBA përmes një kompanie me lidhje me rusët.

Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti i drejtoi disa pyetje kryetarit të PD, Lulzim Basha se a ka kryer PD pagesa të tjera dhe kush kanë qenë personat që kanë kontaktuar rusët për llogari të PD.

Deklarata e Gjylametit:

Koha kur një parti politike mund të pengonte të vërtetën të dilte në shësh ka përfunduar njëherë ë përgjithmonë. A ka pagesa të tjera? Kush janë njërëzit që kanë kontaktuar me rusët për llogari të PD?

Përveç parave të paguara nga biznesmenët rusë, sa para të tjera me prejardhje ruse janë përdorur nga PD? Çfarë i premtoi Basha në shkëmbim? Duhet të japë llogari në prokurori, ka të bëjë me ndikimin e interesave të huaja në Shqipëri.

Artikulli paraprakÇFARË PO NDODH ME MACHU PICCHU? MISTERI QË PO TRONDIT BOTËN
Artikulli tjetër“TË GJITHË KËSHTU JENI, SABOTONI SHQIPËRINË”, JA SI I PËRGJIGJET RAMA KOMENTUESIT