Prokuroria apelon vendimin e gjykatës që pushoi dosjen ndaj kreut të PD-së, Basha për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Më 13 janar Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të formularëve ndaj kryedemokratit, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe ish-financierit Ilir Dervishi për mungesë provash.
Ndërsa në nëntor prokuroria u tërhoq nga akuza e pastrimit të parave, që kishte formuluar më herët ndaj tyre.
Prokuroria i akuzoi tre zyrtarët e opozitës për falsifikim dokumentash lidhur me kontratat e lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarëve.