Shkëncëtarët kanë zbuluar se lodra aq e dashur për fëmijët gjatë dushit janë një strehëz për papastërtitë.
Rosakët e verdhë përmbajnë shumë mikrobe që notojnë brenda tyre. Zbulimi është arritur nga studiuesit zviceranë dhe amerikanë.
Ata thonë se lëngu i errët i lëshuar nga rosakët kur shtrydhen, në katër nga pesë lodrat e studiuara, përmbajnë baktere potencialisht infektuese.
Bakteret e gjetura përfshinin Legionella dhe Pseudomonas aeruginosa, që përfshihet në infeksionet e marra nga spitalet, tregoi një nga autorët e studimit gjatë një deklarate.
Studimi nga Instituti Federal i Zvicrës për Shkencën dhe Teknologjinë ujore, ETH Zurich dhe Universiteti i Ilinoisit u botua të martën në revistën Biofilms dhe Microbiomes.
Ky është konsideruar si një nga ekzaminimet e para të thella shkencore të këtij lloji.
Ujë i kripur zakonisht nuk nxit rritjen e baktereve, thanë shkencëtarët, por polimeret me cilësi të ulët në materialet plastike u japin atyre lëndët ushqyese që u nevojiten.
Lëngjet trupore, si urina dhe djersa, si dhe ndotësit, madje edhe sapuni gjatë dushit shtojnë mikrobet dhe lëndët ushqyese si azoti e fosfori duke krijuar një shëllirë të butë për bakteret.