Në qafën e Predelecit në Kelmend ashtu si çdo vit është organizuar “Logu i Bjeshkëve” një nga eventet më të rëndësishme artistiko-kulturorë në Malësin e Madhe. Veshja tradicionale, këngët dhe vallet folklorike vijojnë të mbajnë gjallë atë çka ndër shekuj është trashëguar në këto anë.

Prej vitesh “Logu i Bjeshkëve” është kthyer në një mundësi më shumë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë shprehet kryetari i bashkisë së Malësis së Madhe Tonin Marinaj.

Protagonistet kryesore të “Logut të Bjeshkëve” janë vajzat malësore të cilat sfilojnë me veshjet e paraardhësve ku në fund zgjidhet edhe më e bukura. Në këtë edicion të 24 të “Logut të Bjeshkëve”, “Miss Bjeshka 2022” është shpallur Dila Bunja në vendin e dytë Melisa Durgaj dhe në vendin e tretë Dorina Keqaj.

 

Artikulli paraprakBËRDICË, PARTIA SOCIALISTE NIS DËGJESAT PUBLIKE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 9 GUSHT 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT