Lojërat e Fatit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Shoqatës së Bingove

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Shoqatës së Bingos Tradicionale Shqiptare që kërkonte rrëzimin e dy neneve të ligjit të ri të lojërave të fatit. Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata bëri me dije se nuk i vlerëson të papajtueshëm me Kushtetutën nenet 5 dhe 71 pika 2 të këtij ligji, sipas kërkesës së Shoqatës. Neni 5 kategorizon në 6 kategori licencat lojërave të fatit: në baste sportive; baste për gara në pistë; kazino dhe kazino të vendosura në hotele me 5 yje; lojë elektronike në distancë; resort kazino; Lotari Kombëtare; dhe bingo televizive. Ndërkohë pika dy e nenit 71 përcakton se Organizatorët e kazinove elektronike dhe bingove tradicionale, të cilat janë licencuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 31 dhjetor 2016.

Artikulli paraprakPËRDORET PËR HERË TË PARË MOVIOLA NË NDESHJE FUTBOLLI
Artikulli tjetërVARFËRIA I “MERR JETËN” 23-VJEÇARIT