Lojërat e fatit dhe paisje të tjera kompjuterike janë rikthyer në vëmendjen e drejtorisë vendore të policisë së Shkodrës dhe hetimit tatimor.

Në disa aksione të përbashkëta të zhvilluara ditët e fundit janë mbi 30 kompjutera të cilët janë sekuestruar nga forcat e policisë. Aksionet blic janë zhvilluar në të gjithë qytetin duke bërë kështu edhe procedim penal në gjendje të lirë apo arrestime të personave që dyshohet se kanë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative kontrollet janë zhvilluar në ato pika ku policia dhe hetimi tatimor kanë patur dijeni për ushtrim të paligjshëm të kësaj veprimtarie. Në këtë mënyrë nga sa bëhet e ditur janë afro 5 pika në të cilat janë asgjesuar në total rreth 30 kompjetera që përdoren për lojërat e fatit si dhe paisje të tjera kompjuterike që përdoren për këtë qëllim. Këto aksione janë rikthyer pasi pas thuajse dy vitesh nga kontrollet masive që ndërmori policia lojërat e fatit kanë nisur që të lulëzojnë sërish në vende të ndryshme në mënyrë të paligjshme.

Këta persona që ushtronin këtë aktivitet nuk janë të regjistruar me biznesin e tyre por edhe kompjuterat e lojërave të fatit janë të futura në mënyrë klandenstine. Burime pranë policisë vendore të Shkodrës bëjnë me dije se këto aksione për goditjen e veprimtarisë së paligjshme përmes lojërave të fatit në qytetin e Shkodrës do të vijojnë sërish sepse mbi të gjitha sjellin një dëm tek ata që i frekuentojnë. Në shumë raste shpenzimi i parave në lojërat e fatit bën që ata që luajnë në momentin kur kanë të boshatisur portofolin të shkojnë drejt vjedhjeve apo grabitjeve duke u kthyer kështu në një fenomen shqetësues.

Artikulli paraprakZYRA E INFORMACIONIT TURISTIK HAPET NË FILLIM TË MAJIT
Artikulli tjetërHOTI: REGJISTRIMI I KANDIDATËVE NË KQZ I PALIGJSHËM