Mazhoranca ka votuar ditën e sotme me 74 vota pro që projektligji për lojërat e fatit të kalojë me procedurë të përshpejtuar në seancën e ardhshme plenare në Parlament.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka kërkuar që në seancën e ardhshme, për projektligjin e shumë përfolur për kazinotë dhe bastet sportive, të jetë e pranishme edhe opozita.

“I bëjmë thirrje opozitës që seancën e ardhshme të jetë në Kuvend, sepse nuk ka gjë tjetër për të humbur. Dua të denoncoj sulmet e patolerueshme me backround të pastër politik,

me mesazhe ndaj pothuajse gjithë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste sapo qeveria ka paralajmëruar këtë masë” u shpreh Balla.

Projektligji që do të shqyrtohet ka të bëjë me propozimin e kryeministrit Rama, që kazinotë të zhvendosen në hotele turistike, ndërsa pikat e basteve sportive të mbyllen përfundimisht, duke mos i lejuar ato ost ë luhen online.

Për bastet, rama deklaroi sot në Kuvend se pas mbylljes së tyre më 1 janar 2019, do të diskutohet në një moment të dytë nëse do të ekzistojë mundësia që të jenë vetëm online

Artikulli paraprakREGJISTRIMI I PORTALEVE, OSBE KUNDËR RAMËS: CENON LIRINË E MEDIAVE
Artikulli tjetërI GJENDEN NË LOKAL DY GRANATA, ARRESTOHET 38-VJEÇARI