Me ndezjen e pishtarit nga nxënësit ka nisur dita olimpike ne Shkodër organizuar nga Bashkia Shkodër bashkë me drejtorinë rajonale të arsimit dhe mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Dita Olimpike 2019 shënoi permbylljen e kësaj jave.

Ky event i cili për herë të parë organizohet në mënyrë kaq masive në Shkodër ishte parashikuar të organizohej madhështor në kalanë Rozafa por për arsye të motit u zhvendos në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Organizatorët thanë se keto aktivitete sportive sherbejne fillimisht per shendetin dhe kerkuan qe te rinjte te merren sa me shume me sport.
Nxenesit e shkollave demonstruan larmine e sporteve te ketij aktiviteti

Në ditën olimpike u përfshinë demostrime të sporteve të ndryshme si atletikë, aerobi, ushtrime gjimnastikore, free style etj

Ajo qe duhet theksuar eshte se ne ditën olimpike kane marre pjese 15 shkolla 9-vjecare e të mesme të bashkisë Shkodër dhe ne fund jane dhene edhe çmimet perkatese.

Artikulli paraprakARTI I EBRUSË NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE, META: NUK ËSHTË VONË PËR REFLEKTIM