Në Lojrat Olimpike që do të zhvillohen në Rio De Janerio më 5 gusht Shqipëria do të jetë e përfaqësuar nga 8 sportistë.

Ditën e sotme në Kryeministri është zhvilluar pritja e sportistëve shqiptarë që do të shkojë në Rio më datë 5 gusht. I pranishëm në këtë takim ishte kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Peleshi dhe ministrija e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla. Në fjalën e tij e tij zv/kryeministri Peleshi u shpreh se sportsitët tanë nuk duhet të dekurojahen por të shkojnë në Lojrat Olipmike plot vetëbesim. Peleshi gjithashtu shtoi se ata duhet të ndjekin shembullin e atletes Luiza Gega, e cila u shpall disa ditë më parë nënkapmione e Europës. Gega gjithashtu e pranishme në këtë takim, falenderoi ministren e Arsimit, zv/kryeministrin Peleshi dhe trajnerin e saj për mbështetjen e vazhdueshme. Ajo gjithashtu nuk la pa përmendur faktin se ka nevojë për akoma më shumë mbështetje për të arritur me larg në fushën e sportit. 

Artikulli paraprakDENONCIMI I PD-së, REAGON POLICIA E SHTETIT
Artikulli tjetërKOMISIONI I POSAÇËM PËR REFORMËN MBLIDHET NESËR PËR VETTING-un