Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twittër, ka rikujtuar edhe njëherë mediat se çdo reklamim i basteve e kazinotë elektronike në media është i jashtëligjshëm dhe se ka nisur puna për mbylljen e portaleve që nuk heqin reklamat.

Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm.

Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj.

Ditën e djeshme, Rama në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar mediat, radiot dhe televizionet që brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat e pikave të basteve në ekrane dhe faqe interneti.

Në zbatim të ligjit ekzistues, që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmëroj të gjithë:

Brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat, apo nga portalet. AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit përsa i përket ekraneve dhe radiove, ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online,

që pas 24 orësh do të ketë akoma reklama bastesh në shkelje të ligjit ekzistues të Republikës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakHALLET E QYTETARËVE/ RAMA: PORTALI I BASHKËQEVERISJES JU GJEN MIKUN PËR MINISTRAT
Artikulli tjetërFSHEHU PASURINË, VETTINGU SHKARKON NGA DETYRA KRYETAREN E GJYKATËS SË APELIT TË KORÇËS