Futbollistët kuqezi kanë mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku janë pritur nga ministri Ditmir Bushati.

Ky i fundit ka falënderuar lojtarët për paraqitjen e bërë në Kampionatin Evropian. Lojtarët do të marrin pasaportat diplomatike nga ministri. Tashmë kanë filluar procedurat. Emrat e lojtarëve janë shkruar në një dokument të madh dhe do të nënshkruhen nga të gjithë lojtarët që ishin në Francë dhe stafi teknik.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË NË NJË KINEMA NË GJERMANI, PLAGOSEN DISA PERSONA
Artikulli tjetërMINISTRJA NIKOLLA: KRENAR PËR KËTA DJEM