Trajneri shkodran Armando Cungu është shperhur në deklaratën e tij për media se vllaznisë tashmë i mungon edhe një sulmues.

Edhe pse blerjet e merkatos verore të këtij sezoni kanë qënë kërkesa të tij si Hasani dhe Lika së fundim Vllaznisë i është bashkuar edhe futbollisti nigerian Nuredin Orelesi i cili mund të pozicionohet si në mesfushë por edhe si mbrojtës. Trajneri shkodran është shprehur se tek Vllaznia po punohet që prurjet të jenë sa më cilësore dhe të dobishme për Vllaznin.

Skuadrës kuqeblu i mungon një lojtarë sulmues nga ku tekniku Cungu mesa duket akoma nuk ka gjetur personin adekuat. Edhe pse lojtari i ardhur në provë Çarls Atsina mund të duket një alternativë e mirë për shkodranët nga sa bëhet më dije akoma nuk është vendosur nësë është i përshtatshëm ky lojtarë në bazë të kërkesave të Cungut edhe pse Atsina në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Kastriotit bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Artikulli paraprakSURPRIZON BEBE REXHA, PUBLIKON 4 KËNGË NË NJË DITË
Artikulli tjetërBURRË E GRUA PLAGOSEN ME SENDE TË FORTA NGA NIPI