Gjovalin Loka, me detyrë drejtor i policisë në qarkun Shkodër është emëruar drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Shtetit. Loka zëvendëson në këtë detyrë Altin Qaton.

Ky i fundit është komanduar më herët drejtor i policisë në qarkun e Elbasanit. Zoti Gjovalin Loka ka një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në strukturat e Policisë së Shtetit dhe mban gradën “Drejtues i Parë”. Gjovalin Loka ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë në Lezhë dhe Vlorë dhe pozicionin e shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë. Në vitin 2005, Loka largohet nga Policia e Shtetit për t’u rikthyer në 2013-ën ku emërohet Drejtor Rendi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë drejtimit të policisë së Shkodrës, Loka, mori edhe dekoratë mirënjohje nga Drejtoria e Pergjithshme e policisë së Shtetit, ndërkohe që ndër operacionet më të sukseshme në krye të drejtorisë së policisë së Shkodrës mund të konsiderohen operacioni “Balerina” dhe Operacioni “Together” ku u arrestuan persona për shfrytëzim protitucioni dhe trafikim të drogave të forta.

Gjovalin Loka ishte në krye të policisë së Shkodrës nga Prilli i vitit 2017

Artikulli paraprakDIGJET NJE MAKINE NE FSHATIN JUBAN
Artikulli tjetër“ZHVILLOHET KAMPIONATI I SHAHUT 2018”