Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nën drejtimin e Vjollca Brahos ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.

Dega rajonale ISHSH-së Tiranë kreu në orët e vona të fund javës inspektime për zbatimin e ligjit “antiduhan” në zonën e ish-Bllokut dhe në zona të tjera të qytetit.

Pas kontrollove raportohet se janë vendosur 11 masa administrative ndaj subjekteve të gjetura me shkelje nga të cilat:

-2 masa nga 600 000 lekë ndaj subjekteve përsëritës të shkeljes.
-9 masa nga 300 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin për herë të parë.
ISHSH thotë se inspektimet vazhdojnë.

Artikulli paraprakAPLIKACION PËR FËMIJËT E VERBËR, LIBRA ME ZË
Artikulli tjetërPARAKALIMI I GABUAR SJELL PËRPLASJEN E TRE MAKINAVE, DY TË PLAGOSUR