Londër, moment dramatik autobusi merr flakë në mes të rrugës

Një autobus dykatësh ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në një nga rrugët në qendrën e Kingston, në jugperëndim të qytetit të Londrës. Pasagjerët shpëtuan për mrekulli duke dalë nga autobusi sapo ai filloi të merrte flakë. Shërbimi i ambulancës mbërriti në vendngjarje për të mjekuar njerëzit e rrezikuar nga asfiksimi por autoritet lokale raportojnë se asnjë nuk ka dëmtime serioze. Si masë paraprake nga një shpërthim i mundshëm i autobusit, banorët e vendit u evakuuan. Zjarrëfikësit e vunë situatën nën kontroll rreth orës 10. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Artikulli paraprakDHUNA NË FAMILJE, GJYKATA E TIRANËS DËNON SHTETASIN GJERMAN
Artikulli tjetërTENTON TË KALOJË AUTOSTRADËN PËRPLASET PËR VDEKJE KËMBËSORI