Rreth 100 zjarrfikëse po përballen me flakët në një hotel me 5 yje në Londër, por ende nuk bëhet e ditur nëse ka persona të lënduar.

Pas shpërndarjes së shumë fotove që tregonin retë e mëdha të tymit në mediet sociale Brigada e zjarrit në Londër tha se kishte vendosur në dispozicion rreth 120 zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit në hotel mbeten ende të panjohura. Knightsbridge zona ku ndodhet “Mandarin Oriental” hoteli në të cilin ka rënë zjarri është një nga lagjet më të pasura në Londër.

Sipas medieve britanike disa rrugë në këtë zonë janë mbyllur për qytetarët dhe shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME AUTOBUSIN NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJE
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË PROKURORINE E SHKODRES.ANTON MARTINI TEK KRIMET E RËNDA, I BESOHEN DOSJE TË NXEHTA