Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga zjarri gjigant që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Londër.

Autoritetet thonë se bilanci mund të përkeqësohet. Nga zjarri kanë mbetur të plagosur 68 persona. Zjarrfikësit shpëtuan 65 vetë nga “Grenfell Tower” në veri të Kensington. Dëshmitarët okularë thanë se kishin dëgjuar britma të shumta për shpëtim dhe ku njerëzit bërtisnin për të shpëtuar fëmijët e tyre. Policia thotë se ende mund të ketë njerëz në ndërtesë që janë të pagjetur.

Shërbimi i ambulancës tha se 68 pacientë ishin dërguar në gjashtë spitale në të gjithë Londrën, 18 prej të cilëve në kushte kritike. 10 pacientë të tjerë po transportohen për në spital. Zjarri shpërtheu menjëherë pas mesnatës dhe shumica e banorëve ishin duke fjetur.

12:30- Londër, 6 të vdekur nga zjarri masiv në ndërtesën 24 katëshe Gjashtë persona raportohen të kenë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë ndodhen në spital për shkak të zjarrit që përfshiu ndërtesën gjigande 24 katëshe në perëndim të Londrës. Policia londineze ka deklaruar se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Zjarrfikësit shpëtuan shumë banorë, por kryebashkiaku i qytetit, Sadiq Khan u shpreh se shumë të tjerë nuk kanë mundur të gjenden. Godina 24-katëshe, ende në zjarr, rrezikon të shembet. Flakët në kullën Grenfell u raportuan në orën 00:54 të mëngjesit, referuar kohës verore britanike.

Dëshmitarët treguan momentet e tyre të tmerrit, teksa thanë se ata panë drita të banorëve ende të bllokuar në godinë, të cilët kërkonin ndihmë nga dritaret e tyre. Brigada Londineze e Zjarrfikësve konfirmoi se ka viktima, por nuk është dhënë ende një shifër e saktë për shkak të “madhësisë dhe strukturës së ndërlikuar” të godinës.

Shkaku i këtij incidenti të paprecedent është ende i panjohur, dhe është ende herët të spekulohet. Godina i ishte nënshtruar një rinovimi 2-vjeçar që përfundoi vitin e kaluar. Grupi që zotëron kullën kishte lajmëruar se blloku përbënte rrezik për zjarr dhe banorët kishin paralajmëruar se aksesi në vend për mjete të emergjencës ishte “shumë i kufizuar”. Rreth 200 zjarrfikës me 40 automjete zjarrfikëse u angazhuan per te shuar flaket. “Në 29 vitet e punës time nuk kam parë një zjarr të tillë” thotë një zjarrfikës cituar nga “The Guardian”.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, E ENJTE 15 QERSHOR 2017
Artikulli tjetërVRASJA NË ITALI, ÇIFTI SHQIPTAR KONFLIKTOHESHIN PREJ KOHËSH