Prestigjiozja “Lonely Planet” ka renditura Kala Festival që u zhvillua dje në Dhërmi si një nga 10 festivalet më të mira të muzikës në Europë që zhvillohet në vende të mrekullueshme.
Kala Festival është renditur nga “Lonely Planet” mes shumë festivale me famë ndërkombëtare që zhvillohen në Kroaci, Norvegji, Belgjikë, Angli etj.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se “prestigjiozja e njohur për guidat më të famshme për udhëtimet, e ka vlerësuar festivalin si ‘parajsën e kërcimit’.
““Lonely Planet” thekson se zhvillimi i këtij festivali është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të shijojnë muzikën e DJ-ve më të mirë, duke eksploruar Rivierën shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe.
Me këtë vlerësim dëshmohet edhe njëherë misioni i Kala Festival në promovimin e turizmit”, shprehet ai.
“Për shumë njerëz, festivalet muzikore janë ‘shpirti’ i aktiviteteve verore. Netët e vona dhe festimet mund t’ju lënë të ndjeheni sikur keni nevojë për një festë tjetër për tu argëtuar dhe shijuar netët e gjata verore”.
“Plazhet e arta dhe deti i kristaltë janë tërheqës në këtë kohë, por Kala Festival në Rivierën Shqiptare e çon këtë bukuri në një tjetër nivel. Përshkruar si një ‘parajsë kërcimi’, festivali përfshin faza në plazhin e Gjipesë, të arritshme vetëm me anije dhe limane private.
DJ-të luajnë muzikën më të mirë ndërkombëtare deri në orët e vona, duke ju dhënë kohë për të eksploruar kështjellat e lashta, kanionet dhe shpellat e piratëve në këtë zonë. Me muzikë bashkëkohore në një nga plazhet më të mira në Mesdhe, çfarë mund të dëshirojmë më shumë?”, shkruan “Lonely Planet”.