Lorik Cana duket se është në fund të karrierës së tij me Kombëtaren.

Fundi i Europianit do ta vendosë kapitenin përpara zgjedhjes, që me shumë mundësi do të jetë largimi nga kuqezinjtë, një mendim që e mundon prej kohësh. Në përfundim të tij, Cana do të jetë 33 – vjeç. “Pas Europianit do të marrë disa ditë pushime përpara se të marrë një vendim të kosultuar edhe me familjen time se çfarë do të bëj” – deklaroi Lorik Cana për “Panorama Sport”. Për të, më shumë rëndësi për momentin, ka ecuria pozitive në këtë debutim, në një turne kaq të rëndësishëm. Mbrojtësi, i cili aktualisht aktivizohet me Nantes, është pjesë e Kombëtares prej 13 vitesh, ku ka luajtur 90 takime, më shumë se çdo lojtar tjetër. Lorik Cana është cilësuar nga trajnerët si një frymëzim për grupin e lojtarëve.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPLAGOSJE NË SHKODËR
Artikulli tjetërTRIUMFOJNË KUQEZINJTË, MUNDIN LUKSEMBURGUN 0-2 NË SHTËPINË E TIJ