Gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare për finalet e “Euro 2016”, Lorik Cana, kapiteni i kuqezinjve, tha se e kishte mbyllur aventurën e tij me FC Nantes në Francë.

Madje, po mendonte nëse duhet të vazhdojë më tej në futbollin e luajtur, apo të tërhiqet, për shkak të moshës dhe problemeve fizike, tashmë. Mirëpo, duket se gjithçka ka ndryshuar rrjedhë. Rekordmeni i ndeshjeve të luajtura me Shqipërinë duhet të paraqitet në stërvitje te FC Nantes, duke ndërprerë pushimet, që po i shijon në disa vende, që mbas eliminimit të kuqezinjve nga Kampionati Europian. Mediat franceze, konkretisht ajo shumë pranë klubit të FC Nantes, “butfootballclub.fr”, bën sot me dije si vijon: “Merkato, Lorik Cana do të kthehet dhe nuk do të lihet i lirë. Që nga ardhja e Carlos Diego në qershor, kishte pak dyshime se Lorik Cana po e linte FC Nantes. Mbrojtësi shqiptar vetë kishte treguar më parë dëshirën për ta lënë këtë skuadër dhe bërë zgjedhjen e tij. Por, ka disa paqartësisë rreth gjendjes kontraktuale të 32-vjeçarit. Siç ka konfirmuar një burim i brendshëm i FC Nantes, Cana është në të vërtetë nën kontratë deri në qershor 2017. Pra, ai do të rikthehet në trajnim me skuadrën ditët e ardhshme. Largimi i tij mbetet i vlefshëm, sepse thuhet se ish-lojtari i OM dhe PSG ka marrë shumë kërkesa (jashtë Europës). Megjithatë, pavarësisht nga marrëdhëniet e shkëlqyera që Cana ka me presidentin e FC Nantes, Waldemar Kita, i cili e mori atë një vit më parë, marrëveshja kontraktuale duhet respektuar. Kjo do të thotë se FC Nantes do të pretendojë të përfitojë një tarifë financiare nga transferimi i Canës, qoftë ajo edhe simbolike.”

Artikulli paraprakBEFASI NGA SADIKU, NËNSHKRUAN ME KLUBIN E MADH EVROPIAN
Artikulli tjetërRAMA: REFORMA O VOTOHET, O VOTOHET !