KLUBI KËRKON KONTRATËN, PROJEKTI SIPAS FSHF-SË ËSHTË DORËZUAR NË UEFA. Fillimi i punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” ka mbetur peng I burokracive shtetërore tashmë të njohura në çdo aspek të shtetit shqiptar. Teksa prjekti mori një pompozitet të madh kur u prezantuar nga kryeministri Edi Rama, tashmë të gjithë janë në pritje të punimeve. Deri tani janë shtyrë disa ditë apo data të publikuara në media të ndyrshme të cilat paralajmëronin nisjen e punimeve. Pak ditë më parë, drejtuesit e klubit Vllaznisë kërkuan një kontratët në bazë të ligjeve në fuqi për nisjen e punimeve, gjë e cila nuk ka mbërritur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndërkohë në shtypin e përditshëm sportiv përfaqësues të FSHF-së shprehen se për projektin çdo gjë është gati dhe priten vetëm punimet. Ndërkohë diten e mërkurë u dha një tjetër arsye pse vonojnë punimet. Kjo po sipas Federatës Shqiptare të Futbollist se projekti i stadiumit është dorëzuar në Uefa dhe pritet vetëm miratimi i tij për tu klasifikuar si projekt brënda standrateve europiane për të pritur ndeshje ndërkombëtare. Tashmë kemi disa fakte të cilat duhet të zgjidhen, së pari kontrata mes federatës dhe Bashkisë së Shkodrës e cila është pronaria legjitime e stadiumit dhe së dyti fillimi i punimeve që akoma nuk dihet se kur do të nisë. Po ashtu në skenë ka dalë një tjetër fakt përsa i përket menaxhimit të stadiumit pasi të rikonstruktohet. Federata është shprehur se do të ia japë të gjitha të drejtat Bashkisë së Shkodrës në qoftëse përballon kostot financiare për mirëmbajtjen e tij në të kundërt do të jetë nën administrimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.