Garat e vrapimit në natyrë, aktiviteti që organizohet nga drejtoria rajonale e arsimit dhe qendra kulturore e fëmijëve është zhvilluar sot mes shkollave 9-vjeçare të Shkodrës.
Ndryshe nga vitet e tjera qe garat zhvilloheshin në natyrë , kësaj here kjo garë u zhvillua në pistën me tartan të stadiumit “Loro Borici”
Këto gara shprehet inspektori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Agim Troshani shërbejnë për të sjellë diçka më ndryshe për fëmijët.
Në fund të garave të vrapimit, nxënësit fitues janë vlerësuar me çertefikatat e mirënjohjes ndërsa fituesit kanë marrë edhe kupat përkatëse. Ky aktivitet po kthehet në një traditë tashmë duke sjellë një ditë argëtimi për fëmijët.