FILLIMI I PUNIMEVE MBETET PËR NJË AFAT TË PACAKTUAR, ASKUSH NUK KA INFORMACION. Tashmë mbetet për tu parë në ditët në vazhdim se kur do të bëhet zyrtare fillimi i punimeve dhe prezantimi i projektit. Në shkodër askush nuk ka një informacion të caktuar. Drejtuesit e klubit janë detyruar vetëm të boshatisnin zyrat pasi ashtu u është kërkuar. Ndërsa ndeshja Vllaznia-Flamurtari me shumë mundësi do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.

Ka vetëm një informacion që nga java e tjetër mund të vijë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të bërë preznaitmin e projektit. Siç duket çdo gjë është në varësi të zhvillimeve politike dhe pa praninë e Kryeministrit punimet nuk pritet të fillojnë.

Artikulli paraprak“PASTROHET” POLICIA PYJORE DHE INSPEKTORIATI I MJEDISIT
Artikulli tjetërGARA PËR SHKODRËN, KETI BAZHDARI NË “TONIGHT STAR PLUS”