VLLAZNIA DO TI ZHVILLOJË DY NDESHJET NË STADIUMIN “QEMAL STAFA” NË TIRANË. “Star Plus” ka ndjekur ditën e dytë të punimeve të stadiumit “Loro Boriçi” për të parë ritmin e tyre. Siç duket dhe nga pamjet, tribuna kryesore është prishur e gjitha teksa është duke u punuar në prishjen e godinës e cila ka shërbyer për tribunën VIP. Starti i punimeve duket se është në një ritëm të kënaqshëm, të pakten në këto dy ditë të para, pasi kompania kontraktuese ka filluar luftën me kohën, pasi ndeshja mes Shqipërise e Sërbisë do të zhvillohet në Tetor.

Kjo ndeshje pretendohet të luhet në stadiumin e rikonstruktuar. “Star Plus” do të vazhdojë të sjellë vazhdimisht për shikuesit ritmin e punimeve dhe shndërrimin e stadiumit në një impiant me kushte europiane të pakten ashtu siç është pretenduar në bazë të projektit. Ndërkohë Vllaznia do të transferohet në Tiranë, pikërisht në stadiumin “Qemal Stafa” për të zhvilluar dy ndeshjet që i ka patur në shtëpi. Skuadra do të luajë ndaj Laçit dhe Skëndërbeut në kryqytet dy takimet e përcaktuara deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik ku dihet tashmë se janë vetëm tre javë para përfundimit të tij. E gjithë vemendja aktualisht do të fokusohet tek stadiumi “Loro Boriçi” si një ndër investimet më të mëdha në vend për transformimin e tij që do ti shërbejë jo vetëm përfaqësueses shqiptare por edhe Vllaznisë. Kjo e fundit tashmë do të duhet të mendojë për sezonin e ri, duke pretenduar që të mos vazhdojë sërish të përdoret politikisht siç është bërë katër vitet e fundit.

Artikulli paraprakMINIFUTBOLL, VLLAZNIA KALON NË GJYSMËFINALE
Artikulli tjetërBRAHIMI: PATENTAT,30 PIKË PËR DREJTUESIT KORREKT