KLUBI VLLAZNIA BËN TË DITUR SE MUNGON KONTRATA ME BASHKINË SHKODËR. Në media të ndryshme është bërë e ditur që punimet për rikonstruksionin e Stadiumit “Loro Boriçi” do të nisin e ditën e hënë.
Për këtë ka patur një reagim dhe të klubit të futbollit Vllaznia, nëpmërjet rrejtit social facebook në faqen zyrtare të klubit. “KF Vllaznia bën të ditur se ndryshe nga sa thuhet në media që punimet në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisin të hënen e ardhshme, kjo nuk do të ndodhë. Arsyeja është se ne si klub ende nuk kemi asnjë vendim nga ana e Bashkisë Shkodër si pronarja legjitime e stadiumit, për prishjen e tribunës ekzistuese. Po ashtu nga informacionet që kemi, në zyrat e Bashkisë ende nuk ka mbërritur asnjë kontratë nga ana e FSHF për punimet që do bëhen, menaxhimi i stadiumit apo gjëra të tjera që kanë të bëjnë me këtë investim madhor. Në rrethana të tilla, pa patur asnjë dokument në dorë se çfarë do bëhet në këtë stadium, punimet nuk mund të nisin. Shpresojmë që sa më shpejt Federata t’i sjelle këto dokumenta dhe puna të nisë menjëherë, pse jo, që të hënen e ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit Vllaznia. Tashmë mbetet për tu parë se çfarë do të behet në ditët e ardhshme, në qoftëse më të vërtetë do të kemi nisje të punimeve apo çdo gjë do të shtyhet pafundësisht duke bërë që ndeshja me Serbinë të mos zhvillohet në Shkodër. Deri të hënen çdo gjë mbetet në pritje të zhvillimebe, për të patur një kontratë për nisjen e punimeve.