KOMPANIA KONTRAKTUESE PAS SQARIMIT TË PROJEKTIT PO VAZHDON ME ZBATIMIN E TIJ. Kanë rifilluar me një ritëm të kënaqshëm punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”. Kompania e kontraktuar për realizimin e tyre ka nisur punën me një ritëm ashtu si në ditët e para e kjo shikohet qartazi dhe nga pamjet që ofrohen.
Tashmë pasi është bërë e ditur që nuk do të ketë asnjë prishje të shtëpive e kjo e konfirmuar zyrtarisht dhe për Star Plus, punimet për ndërtimin e tribunës qëndrore janë duke vijuar normalisht. Pikërisht puna më e madhe do të jetë në ndërtimin e kësaj tribune e cila do ti japë këtij stadiumi një pamje dhe kushte të tjera. Siç mësohet punimet aktualisht janë për krijimin e dy katëve të nëndheshëm të tribunës qëndrore dhe thellësia pritet të jetë në pesë metra. Tashmë mbetet vetëm për tu parë ritimi i punimeve, ndërsa për projektin ditën e hënë në rubrikën sportive, Star Sport do të ketë një sqarim më të detajuar të projektit të stadiumit “Loro Boriçi” dhe si pritet ai të transformohet.