KRYEMINISTRI DEKLARON SE KY IMPIANT DO TË JETË GATI KUNDËR SERBISË.Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Shkodrës për të përuruar fillimin e punimeve të stadiumit të ri.Përmes një videoprojektori të vendosur në mes të fushës u prezantua si do të jetë fytyra e re e “Loro Boriçit” në tetor.

Në krah të kryeministrit ishte  kandidatja e PS-së për bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari por dhe ministria e Arsimit Lindita Nikolla, dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Duke e quajtur një projekt të rëndësishëm për Shkodrën por dhe për rilindjen e sportit Rama tha se objektivi është realizimi .

Projekti i stadiumit të ri parashikon një kapacitet prej 17 mijë vendesh dhe parashikohet të kushtojë 12 milion euro.

Sipërfaqja e përgjithshme e truallit: 43 198 metra katrorë

Sipërfaqe parkimi : 4 916 m2

Numri i parkimeve për automjete të parashikuara : 210

Numër parkimi për VIP : 150

Hapësirë parkimi për mediat : 1000 m2

Sipërfaqe e rrugëve që rikonstruktohen : 978.62 m2

Hapësira të lira : 2 746 m 2

 

Artikulli paraprakRAMA: MBËSHTESIM FERMERËT SHKODRANË
Artikulli tjetërURDHRI “NËNË TEREZA” PËR AT SEBASTIAN VAZHAKALA