17 MIJË VENDE NË DISPOZICION TË TIFOZËVE, FUSHA DO JETË E RE. Projekti i stadiumit “Loro Boriçi” tashmë do të marrë vemendjen e të gjithëve derisa ai të shfaqet i gjithi për publikun.

Por Star Plus për shikuesit e tij ka siguruar disa pjesë të projektit dhe duke u ndalur në disa detaje ku pritet të ketë ndërhyrje. Sigurisht pamjet ilustruese të këtij projekti janë të kompanisë projektuese. Duke u ndalur më me dateja se çfarë punësh do të behen, fillimisht do të kemi një prishje të objekteve ekzistuese një kat. Po ashtu do të kemi prishje të tribunave dhe murin rrethues të disa pjesë të stadiumit që është plotësisht i degraduar. Do të ketë rrugë të hapura përreth stadiumit si dhe shere parkimi. Do të bëhet një ndërtim i ri i tribunës qëndrore ku mendohet të ketë dhe dy kate më poshtë. Po ashtu shkallët ekzistues do ti nënshtrohen një rikonstruksioni plus shkalllët e reja që do të ndërtohen. Natyrisht një vemendje do ti kushtohet fasadës së stadiumit qe do të jetë plotësisht e rikonstruktuar si dhe të projektuara janë instalimet elektrike që do të bëhen të gjitha nga fillimi së bashku me instalimet hidro sanitare dhe ngrohje/ftohje. Tapeti i blertë do të bëhet i gjithi rid he anësh do të kemi pisten e atletikës që do të jetë me tartan. Po ashtu karriget do të vendosen të reja si dhe portat hyrëse do të paisen me biletari. Gjithashtu të parashikuar janë dhe 4 ashensorë . Këto do të jenë punimet që do të realizohen në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pamjet e ofruara nga Star Plus zbardhin në një farë mënyrë se si do të shndërrohet ky stadium që do të jetë brënda standarteve europiane. Por dilema më e madhe mbetet a do të realizohen në kohë punimet për muajin Tetor ku Shqipëria do të presë ekipin e Serbisë, kjo pasi punimet akoma nuk kanë nisur.

Artikulli paraprakKUVENDI I SHQIPËRISË, “ARRESTON” SËRISH FRROKUN
Artikulli tjetërSHQIPËRI – MAQEDONI, BASHKË NË SHKËMBIMET TREGTARE