PRITET ARDHJA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA, FEDERATA INSPEKTOI STADIUMIN. Të mërkuren pritet të bëhet prezantimi i projektit të stadiumit “Loro Boriçi”. Kjo do të bëhet siç u premtua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për të parë nga afër stadiumin në shkodër kanë qenë disa përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit duke dhënë informacion se nga java e tjetër do të fillojnë dhe punimet konkrete. Tashmë me interes priten detajet e stadiumit, si do të punohet dhe mënyrën e transformimit të tij në një prej impanteve sportive më të mirë në Shqipëri. Problem mbetet koha e punimeve dhe realizmi i tyre deri në tetor ku Shqipëria do të presë në ndeshjen e radhës, përfaqësuesen e Serbisë. Punimet do të nisin gjatë ditëve të ardhshme dhe projekti përfshin disa ndryshime rrënjësore që do të bëhen dhe publike. Kapaciteti i stadiumit do të jetë 17 mijë vende të ulura. Do të ketë një rikonstruksion të plotë të tribunës qendrore, e cila pritet të zgjerohet dhe të ketë ambiente komode, qoftë sa u përket dhomave të zhveshjes, sektorit VIP si dhe medias. Vetëm kostoja e ndërtimit të kësaj tribune shkon në 2 milion euro. Gjithashtu, do të ndërtohen në pjesën jugore të stadiumit sektorë të rinj për tifozët, pikërisht në atë vend ku nuk ka pasur tribune. Por kjo pjesë është bërë dhe object bisedash ku mendohet se tifozët do të sistemtohen në kollona, çka nuk shikohet me shumë optimizëm. Po ashtu dyshime ka dhe për punimet nën tokë që do të realizohen, pasi në bazë të disa informacioneve do të ketë disa problem me ujërat e bardha e të zeza në qoftëse do të punohet në thellësi të madhe. Edhe ky është një detaj që pritet t ëzgjidhet, ku do të mësohet firma projektuese e tashmë kostot financiare për çdo sektore si dhe dëmshpërblimet që do të behen për objektet rreth stadiumit.

Artikulli paraprakF1, MERCEDES DOMINON, HAMILTON FITON NË KINË
Artikulli tjetërAKSIDENT, MBETET I VDEKUR 50 VJEÇARI