Një studim i ri thotë se Los Angeles, Moska dhe Nju Jorku janë qytetet me trafikun më të dendur në botë.
Kompania INRIX, me seli në SHBA, që analizon trafikun rrugor, tha se shoferët në Los Angeles kanë kaluar 104.1 orë të bllokuar në trafik, në vitin 2016. Në vend të dytë në listë është Moska, ku shoferët kalojnë mesatarisht 91.4 orë të bllokuar në traffik, ndërsa në vend të tretë Nju Jorku me 89.4 orë. Studimi thotë se ngecjet në trafik u kushtojnë shoferëve amerikanë mesatarisht 1,200 dollarë në vit humbje të karburantit dhe të kohës.