Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 13 tetorit të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.
Kërkesa e LSI-se mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm Endri Braimllari ka datën 3 gusht 2019, ndërsa kërkesa e PR mban firmën Fatmir Mediut dhe datën 3 gusht 2019.
Sot është afati i fundit i dorëzimit të kërkesës.
Mbledhja e thirrur nga kryetari i KQZ-së të shtunën e 3 gushtit dështoi për shkak se nuk kishte kuorumin. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri ndërsa 4 anëtarët e tjerë nuk ishin me pretendimin se ishin me leje vjetore.