LSI-ja do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e saj në 30 tetor të këtij viti, ndërsa dy nënkryetarët aktual Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha dhanë dorëheqjen.

Vendimi vjen pasi sot Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së në kuadër të organizimit të partisë miratoi ndarjen e funksioneve ministrore nga ato partiake. LSI njofton se në vend të Manjanit dhe Gjoshës u zgjodhën në postin e nënkryetarit Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari. Konventa Zgjedhore e LSI-së është vendosur të mbahet më 12 dhe 13 nëntor, ndërkohë nuk dihet ende se kush do të hyjë në garë me Ilir Metën për postin e kreut të partisë. Edhe pse nuk pritet ndonjë surprizë, pasi ka për të qenë thjesht një garë formale, në përfundim të së cilës Ilir Meta do të rikonfirmohet sërish si kryetar partie.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDE BIASI: JA CILËT LOJTARË DO TË LUAJNË NDAJ UKRAINËS
Artikulli tjetër“EKO MENDJE” RIPARON URËN E VJETËR TË BUNËS