Rajoni 5 ka qënë ndalesa e dytë e deputetit Agron Çela, i cili sëbashku me prefektin Paulin Radovani, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj zone inauguruan zyrën e re elektorale.

Zgjedhjet e 18 qershorit janë një test i rëndësishëm për këtë force politike, e cila në dy sfida radhazi elektorale, 2013-en dhe 2015-en shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të mbështetesve. Edhe prefekti Radovani duke renditur disa prej investimeve të përmbyllura falë ndërhyrjes së tij dhe deputetit Çela, garantoi se edhe për të tjera problematika do të ndiqet e njëjta rrugë. Në fund nuk mungoi prerja e tortës dhe trokitja e gotave që shenojnë kështu nisjen e kësaj fushate elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit, ku LSI Shkoder objektiv te saj ka shpallur marrjen e 3 deputetëve.

Artikulli paraprakIU VENDOS TRITOL, POLICI: S’KAM PROBLEME ME ASKËND
Artikulli tjetërDITA E VERËS RIKTHEN VIZITORTËT NË KALANË E SHKODRËS