LSI kërkon pakt kombëtar, Vasili: Ekonomia shqiptare në konfuzion

LSI kërkon një Pakt Kombëtar për Ekonominë. Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, në një postim në fb, shkruan se ekonomia shqiptare është në konfuzion. Sipas tij, investimet e huaja janë në nivelin më të ulët se asnjë here dhe thithja e projekteve të mëdha më e ulta. “Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë” shkruan Vasili. Sipas Vasilit, fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.

Artikulli paraprakONM: DREJTËSIA SHQIPTARE DO TË PASTROHET NGA TË KORRUPTUARIT
Artikulli tjetërMINISTRI AMERIKAN: NËSE KOREJA E VERIUT GODET DO TË KEMI LUFTË