Në mënyrë të vazhdueshme LSI ka kërkuar shkarkimin e kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako duke e akuzuar se ka lidhje me bandat e drogës.

Ai reagoi sot për herë të parë duke thënë se është në krye të detyrës dhe se drejton një organizatë të depolitizuar siç është Policia e Shtetit. “Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të jem, jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar”., – tha ai për mediat. Gjatë ditës së sjeshme ishte nënkryetari i LSI-së, Luan Rama që kërkoi shkarkimin e Çakos. “Kërkojmë shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të drejtorit të përgjithshëm te Policise Haki Cako, të shefit të komisariatit të Policise ne Berat, drejtorit te policise Berat, shefin e komisariatit Lezhe dhe shefin e komisariatit në Fushë Krujë, në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë përballë këtyre faktve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë përfshirë këtu kryetarin e Rilindjes. Ne te kundert do jene te detyruar te mbrojne veten pa i kapercyer kufijte ligjorë. “., – tha Rama duke përsëritur kërcënimin e Metës për armatosje të popullit.

Artikulli paraprakXHAFAJ KUNDËR LSI-SË: DEKLARATA ANTILIGJORE NDAJ POLICISË. VLERËSON HAKI ÇAKON
Artikulli tjetërSHORTI, ZBULOHET KUNDËRSHTARI I KUKËSIT