Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon dialog për t’i dhënë zgjidhje reformës në drejtësi dhe për të zgjidhur ngërçin që është krijuar në gjykata.

Deputeti i LSI, Luan Rama tha se mungesa e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit, Luan Rama tha se jemi përballë një kolapsi institucional.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ne jemi pjesë e të njëjtës opozitë dhe misioni është kthimi i normalitetet i funksioneve Kushtetuese.

Reforma në drejtësi është një sfidë kombëtare. Ne kemi kërkuar që dialogu në Kuvend duhet të jetë serioz.

Në të gjitha kontaktet edhe PD mbetet për dialog institucional që zgjidh problemet e reformës në drejtësi. Jemi përballë një kolapsi institucional.

Do bllokohen gjykatat dhe më pas ligjin do e bëjnë kriminelët. Është e turpshme që sot Shqipëria është pa funksionimin e Gjykatave të Larta”- tha ai.

Artikulli paraprakZJARR NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT LETËR PRESIDENTIT: MOS DEKRETONI LIGJIN, PËRGJEGJËSIA MBI JU