LSI shpalos programin, Vasili: 170 mijë vende të reja pune

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar ditën e sotme programin elektoral për zgjedhur e 25 qershorit, i cili mbështetet në dy pika kryesore siç është bujqësia dhe turizmi. Në fjalën e tij, kreu i LSI Petrit Vasili ka premtuar për 170 mijë vende të reja pune, ku vendin kryesor e zënë punësimi i të rinjve. “Ky plan rikthen optimizmin, i bën të rinjtë që të gjejnë arsye të mëdha për të gjetur të ardhmen këtu. Një premtim, 100 mijë vende të reja pune. Ky është një stimul ndaj mijëra të rinjve. Këta 100 mijë vende të reja pune japin një përgjigje të menjëhershme duke e përgjysmuar brenda 4 viteve këtë problematikë. Nuk kemi një shifër përgjithësuese por të saktë se si do jetë e shpërndarë, në turizëm, bujqësi, infrastrukturë dhe shërbime të të gjitha formave. Gjithashtu ai është shprehur se bizneset nuk do vuajnë nga një sistemi taksimi i lëvizshëm siç ka ndodhur këto vitet e fundit, por do të bëhët një sistem taksimi i qëndrueshëm. Zgjerohet baza e atyre qe nuk do paguajnë taksa fare si tatim mbi të ardhurat.Bota e njerëzve që drejtojnë, në sektorin bankar, të fushës së medias tek të cilët ka rënduar një tatim mbi të ardhurat tërësisht i rëndë dhe demotivues, per pagat nga 350 mijë lekë të vjetra deri ne 2 milion leke te vjetra ky tatim do llogaritët në masësn 8% nga sa është realisht 20%.Ndërsa pagat mbi 2 milion lekë të vjetra aplikimi do jetë vetëm 10% ga 23 % që është aktualisht. Kjo do të ulë informalitetin. Përgjysmimi i TVSH per produktet bazë të shportës, nga 20% në 10%. Do sjellë ulje të cmimeve të produkteve”, u shpreh Vasili. Vasili: Rrisim me 5% buxhetin në shëndetësi e arsim Duke iu referuar problemeve në sektorin e shëndetësië dhe të arsimit, Vasili u shpreh se do të ketë një rritje me 5% të buxhetit në këto dy sektor, ku sipas tij kanë shumë nevojë pasi kanë mungesa të shumta. “Rritje e buxhetit për arsimin deri në 5%, arsim i cili ka më shumë se kurrë nevojë për shpenzime. Gjithashtu rritje të buxhetit në shëndetësi deri në 5%, duke konstatuar mungesat e shumta në këtë sektor”, tha Vasili.

Artikulli paraprakRAMA: HERA E FUNDIT QË EMIGRANTËT NUK VOTOJNË NGA VENDI KU JETOJNË
Artikulli tjetërTETË TE VRARË NGA TË SHTËNAT ME ARMË NË MISISIPI