Lu: 2017-ta i shkëlqyer për Shqipërinë, goditet korrupsioni në nivele të larta
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu thotë se viti 2017 është një vit i shkëlqyer për Shqipërinë dhe se brenda këtij viti nis zbatimi i reformës në drejtësi. Ai thekson se me krijimin e Byrosë së Hetimit do të goditet korrupsioni në nivele të larta. Lu: 2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë, vit që nis me zbatimin e reformës ne drejtësi që do transformojë klimën e biznesit. Po ashtu, viti 2017 do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare që do të garantojnë stabilitetin demokratik dhe vënien e vendit në shinat drejt integrimit. Viti 2017 do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta nëpërmjet Byrosë së Hetimit dhe strukturës së posaçme antikorrupsion. Disa njerëz mendojnë se unë jam optimist, por unë jam realisht dhe shoh që po vijnë gjëra të mira për Shqipërinë. Deklaratat e tij u bënë në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë.