Dy diplomatët amerikanë, ambasadori Donald Lu dhe ish ambasadori Aleksandër Arvizu zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi i cili u zhvillua në kryeministri zgjati më pak se një orë Ish ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu mban detyrën e zv/ ndihmës sekretarit të shtetit të zyrës ndërkombëtare të narkotikëve dhe forcimit të ligjit në DASH. Dje ata zhvilluan takime të ndara me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e PD-se Lulzim Basha Në njoftimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, thuhej se biseda mes Arvizu dhe Bashës është përqendruar tek çështjet e aktualitetit politik.

Mësohet se Basha në bisedën me dy diplomatët amerikanë ka vijuar të këmbëngulë se qeveria aktuale nuk ka as vullnetin dhe as mundësinë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme; Qeveria teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme Sa i takon bisedës me Metës, Zyra e shtypit e kryparlamentarit informoi se Meta ka theksuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.

Artikulli paraprakHYSAJ “BËN PËR TË QARË” MARIO MANDZUKIC-in
Artikulli tjetërPD DËNON SULMIN NË SHËN PETËRSBURG: TË ANGAZHUAR KUNDËR KËTIJ ARMIKU GLOBAL