Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka mbërritur pranë selisë së Partisë Socialiste ambasadori amerikan, Donald Lu, i shoqëruar me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.

Dy Ambasadorët  morën pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi. Kjo është hera e parë që ambasadorët marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare. Krahas dy Ambasadorëve në mbledhjen e grupit të socialistëve janë të pranishëm edhe ekspertë të EURALIUS dhe OBDAT. Burime nga mbledhja e grupit bëjnë me dije se deputeti socialist, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka shprehur gadishmërinë e kësaj partie për miratimin e reformës në drejtësi. Deklarata pas mbledhjes se grupit PS. Ambasadori i SHBA-së deklaron: “Jemi në një udhëkryq të pazaktontë që kërkon komunikim të pazakontë dhe vullnet politik”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHTYHET SËRISH GJYQI NDAJ TË AKUZUARËVE PËR VRASJEN E TË MOSHUARËS
Artikulli tjetërRAMA FLET PAS TAKIMIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PS-së ME AMBASADORËT